Në puntatën live të mbrëmjes së sotme të formatit të dashurisë “Love Story” që transmetohet në Tv Klan janë transmetuar 4 takimet e fronistëve me konkurrentët.
Mirëpo, a do të zgjedhin sërish të njëjtit apo zgjedhja e tyre ka ndryshuar?
Këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes dhurimit të trëndafilit.
Dea: Duke falenderuar të gjithë djemtë, sidomos Rein që e kisha në takimin e kaluar, këtë trëndafil dua që t’ia jap Albionit.
Kristi: E kisha shumë të vështirë sepse me Kristin nuk kisha asnjë lloj tërheqje. Kjo goca që meriton këtë trëndafilin do t’ia jap vajzës që bëri shumë debat dhe besoj se ajo ka një anë pozitive dhe kjo është Xheni.
Daniela: Këtë radhë dua të zgjedh diçka ndryshe dhe të njoh dikë tjetër që më ka dhënë kimi. Këtë radhë vendos që trëndafili im të shkojë për Vilianin.
Xhoni: Zgjedhja që do të bëj këtë radhë është se s’kam interes për njeriun që është dhe ajo që do të zgjedh këtë javë është Anxhi./tvklan.al