Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur në mënyrën më romantike të mudshme, teksa Saimiri ka ndarë momente të këndshme dhe puthje në buzë me vajzat që ka pasur në takim.

Këtë radhë Saimiri kishte zgjedhur për takim të gjatë Generdën, një nga vajzat që i është bashkuar kastit së fundmi.

Pas konsumimit të mëngjesit, ata kanë shkuar për shopping ku kanë blerë disa gjëra.

Por gjatë momentit kur 33-vjeçari po provonte rrobat, Generda është futur bashkë me të në dhomën e zhveshjes, ku kanë ndarë edhe puthjen e parë mes tyre.

Saimiri: Kur jam me ty kam një ndjesi sikur të njoh me vite, jo sikur është takimi i dytë. Flasim pa komplekse.

Generda: Ti i plotëson të gjitha, kur jam me ty je si mbrojtës. Je si arush, kështu i madh, më transmeton ngrohtësi.

Saimiri: Edhe un do ta gjej një nofkë për ty…je pëllumb i bardhë.

Generda: E kisha imagjinuar që do të ishte bukur, por tani që jemi përballë dhe që po më mban edhe dorën…

Saimiri: Po duart pse i ke aq të ftohta?

Generda: Po se e kam zemrën e ngrohtë.

Saimiri: Prit t’i shoh pak sytë, 25 lloj ngjyrash i paske.

Generda: Kur jam e kënaqur ndryshojnë…

Saimiri: Je gati tani të ikim të bëjmë një shopping të fuqishëm?

Generda: Jam gati!/tvklan.al