Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur në mënyrën më romantike të mundshme, teksa Saimiri ka ndarë momente të këndshme dhe puthje në buzë me vajzat që ka pasur në takim.
E zgjedhura e tij për një takim privat ishte edhe Flavia, për të cilën ky është takimi i parë i gjatë.
Ata kanë bërë gara me njëri-tjetrin dhe në fund kanë shkëmbyer edhe një puthje të vogël në buzë.
Flavia është shprehur se ka menduar që Saimiri do ta eliminonte pasi edhe trëndafilin ia ka dhënë nga fundi.
Por 33-vjeçari ka sqaruar se radha e trëndafilave nuk ka të bëjë me preferencën e tij për vajzat.
Saimiri: Pse duhet të jetë Flavia vajza që unë duhet t’i jap trëndafil?
Flavia: Duke qenë se ti ma jep trëndafilin në fund, më le të kuptoj që jam më pak e dëshiruar.
Saimiri: Radha si unë i jap trëndafilat nuk ka lidhje me preferencat e mia.
Flavia: Deri tani ke eliminuar edhe vajza që pak a shumë nuk është se ke pasur takim
Saimiri: Nëse unë e shoh një vajzë që nuk kam pëlqim, nuk kam pse ta ftoj edhe në takim. Ato janë të gjitha vajza të mira, të bukura, por unë dua të shoh se cila përshtatet me mua. Nuk kam frikë nga debatet, por kur janë debate që kanë arsye tamam, jo debat kot për t’u bërë lajm.
Flavia: Shumica që kanë bërë debat e kanë nxjerrë si justifikim që bëri debat prandaj më hoqi Saimiri.
Saimiri: Kur unë e eliminoj një vajzë, ajo e merr shumë personale, sikur unë jam kundra saj, unë nuk mund t’i marr të gjitha, në fund unë një mund të marr.
Flavia: Në fund të fundit dashuria është diçka që nuk të imponohet, nuk kam pse të detyroj unë ty të bësh diçka ose të të bëj të keq më shumë. Gëzuar për dashurinë!/tvklan.al