Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur mes emocioneve, teksa një tjetër vajzë pritet të eliminohet sonte.

Meri ka qenë sërish e zgjedhura e Saimirit për një takim të gjatë privat, teksa ndryshe nga herët e tjera, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Veç të tjerash Meri e ka pyetur 33-vjeçarin se si po e përballon eksperiencën para kamerave, ku ai ka thënë se nuk ka siklet më të madh.

Meri: Çne ti këtu, kush të tregoi?

Saimiri: Kush më tregoi? Po të dua diçka e gjej patjetër. Kur do e bëjmë një shooting bashkë?

Meri: Hajde, se më ke thënë që para disa vitesh ke pas bërë disa foto.

Saimiri: Të kam sjellë sot këtu sepse është një ndër dyqanet e preferuara të parfumeve këtu në Tiranë. Për mendimin tim çdo vajzë e bukur duhet të ketë një aromë të veçantë.

Meri: Më ke bërë shumë të lumtur që patëm një takim bashkë.

Saimiri: Meqë ti nuk e pi alkoolin të kam përgatitur një lemonadë.

Meri: Më pëlqen që je i kujdesshëm, faleminderit!

Saimiri: Gëzuar për ne të dy! Kam njohur një Meri të tërhequr, të urtë…kurse atje të pashë në aksion, komplet e lumtur, komplet në botën tënde. Më vjen mirë që pashë edhe këtë anën tjetër tënden.

Meri: Do më ndaloje ti mua ta bëja atë punë nëse ne të dy do ishim bashkë?

Saimiri: Unë dua që të jesh e lumtur, kështu që kurrë s’do ta kërkoja një gjë të tillë

Meri: Je shumë i mirë!

Meri: Fotografia është ajo ku unë gjej veten, ku jam e lirë, më e lirë se në çdo vend tjetër. Është pasioni im. Kam pothuajse 3 vite që merrem, që kur kam qenë e vogël. Për herë të parë kam bërë një reklamë kur kam qenë 12 vjeçe. Tani që je përpara kamerave, si e përballon këtë?

Saimiri: Tani siklet më të madh nuk ka, jam në qendër të vëmendjes, por kjo ishte rruga për të gjetur dashurinë dhe do ta çoj deri në fund./tvklan.al