Prej ditësh përflitet se Marcus Rashford mund të transferohet te Milani në Itali. Madje, largimi i Noah Okafor nga kuqezinjtë, i shtoi edhe më shumë zërat për një afrim të sulmuesit të Manchester United.

Megjithatë situata mund të marrë një rrjedhë tjetër. Sipas asaj që raportohet nga spanjollja “Sport”, në garë për shërbimet e Rashford është futur edhe Barcelona.

Katalantasit janë gjithashtu në kërkim të një sulmuesi dhe kanë nisur negociatat me Manchester United. Barcelona ka treguar interes për sulmuesin anglez edhe në të kaluarën.

Synimi i spanjollëve është që ta afrojnë në huazim deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje në verë. /tvklan.al