Aktorja e famshme turke, Ceyda Gyvenci, po pret të bëhet nënë për herë të dytë.
Gyvenci, e njohur në Shqipëri për rolin në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara” si dhe si Denizi në serialin që aktualisht po transmetohet në Televizionin Klan, “Maral”, ka shpjeguar si po i shkon shtatzënia.
Aktorja, e cila u takua me fansat e saj në një qendër tregtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se tashmë ishte 5 muaj e gjysmë shtatzënë dhe se nën ndikimin e shtatzënisë ishte bërë shumë e ndjeshme.
“Edhe kur jam shumë e lumtur edhe kur shikoj diçka të keqe vazhdimisht qaj,” tha ajo. “Bylenti nuk di ç’te beje qe te me beje te qesh,” tha teksa fliste për bashkëshortin aktor, me të cilin u martua dy vite e gjysmë më parë.
Ceyda tha se lindjen do ta kryejë në Amerikë, ku edhe dërgon vajzën e madhe 5-vjeçare, Melisën, çdo vit në shkollë verore.
Tre muaj e gjysmë më vonë ajo pret të sjellë në jetë një djalë. /tvklan.al