Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka arritur suksesin e fundit përpara përfundimit të misionit në Shqipëri, ambasadori Italian Spatafora duke bashkuar në të njëjtin ambjent krerët e politikës shqiptare. Në pritjen e dhënë sonte në mbrëmje në rezidencën italiane në Tiranë ishin të pranishëm kryeministri Pandeli Majko, zv/kryeministri Ilir Meta, ministrat Poçi, Hajdaraga, Angjeli e Shuli, kryetari i PD Sali Berisha, nënkryetari demokrat Genc Pollo, ish-kryeministrat Fatos Nano, Bashkim Fino dhe Aleksandër Meksi.

Nën shoqërinë e miqve të Shqipërisë janë Ambasadori Amerikan Josef Limpreht dhe numri një i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens. Dy kundërshtarët e vjetër Nano e Berisha, kanë qenë të preferuarit e diplomatëve të huaj, ndërsa kryeministri dhe kandidat për kryetarin e PS Pandeli Majko ndodhej i shoqëruar nga miqtë e tij socialist, republikani Godo dhe dissident të larguar nga PD.

Vetëm disa ditë para kongreseve të partive të mëdha çiftet Nano-Majko, dhe Berisha-Pollo janë gjetur kaq pranë larg mërive të politikës së ditës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame