Emisioni “Pro Business”në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek ecuria e aplikimeve të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë dhe tek situata e biznesve të ndryshme.
Në një lidhje me skype Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Vasilika Vjero tha se ka një numër të madh aplikuesish dhe procesi po vijon normalisht ndërkohë për çdo vendim që do të merret pas verifikimeve, tatimpaguesit do të njoftohen me email nga Administrata Tatimore. Vjero ka folur edhe për rimbursimin e Tvsh-së tek sektori fason dhe prodhuesit por edhe tek fondet që përfiton Shqipëria nga Bashkimi Europian.
Në lidhje të tjera me skype përfaqësues të bizneseve kanë ngritur shqetësmin për situatën e krijuar pas masave shtrënguese për Covid-19. Përfaqësues të sektorit të turizmit thonë se janë në ditët më të vështira, dhe se punonjësit po i paguajnë me pagën minimale prej 26 mijë lekësh, por nëse kjo situatë vazhdon më shumë se dy muaj, do të jenë të detyruar ta ndërpresin edhe këtë formë pagese. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhy për të lehtësuar situatën në të cilën ndodhet sektori hoteleri turizmit. Drejtuesja e një parukerie në kryeqytet thotë se situata pas mbylljes së aktivitetit është mjaft e vështirë. Edhe ato kursime që kishte ruajtur për një ditë të vështirë,thotë se janë drejt fundit. Përfaqësues të sektorit të Blegtorëve ankohen për rritje të çmimeve për produktet blegtorale çka ka rritur kostot për fermerët. Problem për këtë kategori janë edhe kufizimet e lëvizjeve që pengojnë procesin e mbjelljeve të ushqimit për bagëtitë.
Intervistë me Zv.Ministren e Financave dhe Ekonomisë Vasilika Vjero
Intervistë me Sipërmarrësen Irida Harizaj
Intervistë me Sipërmarrësin Blerim Norja
Intervistë me Kreun e Blegtorëve Bedri Dema