Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku është ndalur tek gjendja aktuale e Qarkut Durrës pas goditjeve të njëpasnjëshme si termeti dhe Covid-19.
Në një intervistë për Klan Plus në emisionin Pro Business Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Alban Isteri thotë se bizneset e këtij qarku janë në vështirësi dhe çdo ditë e më shumë gropa thellohet.
Ai thotë se pasojat më të mëdha po i vuan turizmi. Bizneset po punojnë me kapacitete të vogla dhe numri i të papunëve sa vjen e shtohet. Sipas Isterit qeveria nuk mori parasysh kërkesat e biznesit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe në këto momente duhet një lobim shumë i fuqishëm për të promovuar turizmin Shqiptar.
Në pjesën e dytë të Pro Business u diskutua për ecurine e eksporteve. Drejtori Ekzekutiv i kësaj qendre Z. Alban Zusi tha se periudha e pandemisë pati ndikim pozitiv për eksportet e produkteve bujqësore dhe ushqimore vendase ku u shënua rritje në volum dhe u lidhën kontrata partneriteti me vende të reja.
Ju ftojmë të ndiqni për më shumë emisionin e plotë!
INTERVISTË ME Z ALBAN ISTERI – KREU I DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË DURRËS
INTERVISTË ME Z.ALBAN ZUSI – DREJTOR EKZEKUTIV I QENDRËS SË EKSPORTEVE SHQIPTARE