Emisioni Pro Business në televizionin Klan Plus, drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku, ka patur për herë të parë në fokus sektorin bankar, konkretisht OTP BANK ALBANIA.
Si një aktor tepër i rëndësishëm në industrinë Bankare në Hungari dhe Evropën Qëndore dhe Lindore, OTP Bank operon në 12 vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1500 degësh.
Në shqipëri, Historia e Bankës OTP daton në vitin 2004 kur u krijua për here të parë me emrin ‘Banka Popullore’. Ishte banka e dytë në Shqipëri e financuar tërësisht nga kapital Shqiptar, nga një grup prej 30 biznesmenësh vendas.
Me gati dy vjet prani në treg, Banka OTP Albania ka rritur pjesën e saj të tregut, si në asete ashtu edhe në portofolin e kredisë. Aktualisht OTP Bankrenditet e 4-ta në kredi, në nivel vendi.
Në pjesën e parë të emisionit është prezantuar eksperienca e një nga përfaqësuesve të biznesit,e cila ka gjetur mbështetje tek OTP Bank , për të kryer investime të reja .
OTP bank ofron produkte të ndryshme të favorshmë si për individë ashtu edhe per biznese.
Për të rritur efiçencën e energjisë për investime të gjelbërta në sektorin e banimit Banka OTP Albania në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sjell produktin e njohur si “Kreditimi i Ekonomisë së Gjelbër”.
Nga ky produkt përfitojnë individët të cilët aplikojnë në shtëpitë e tyre ,pajisjet e miratuara paraprakisht me efiçencë të lartë energjetike, që janë të pranishme në tregun shqiptar.
OTP bank ka në fokus të vecantë edhe sektorin e Agrokulturës. Me anë të paketave të ndryshme bëhet i mundur lehtësimi i procesit të kredidhënies për bizneset që operojnë në sektorin e agros dhe mikrobizneseve në zonat rurale, të cilat hasin vështirësi në marrjen e huave në bankat e nivelit të dytë.OTP bank në bashkëpunim me programin e BERZH bën të mundur ndarjen e riskut dhe financimin e këtyre sipërmarrjeve.
I ftuar në studio, në emisionin Pro Business, Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Albania Z. Bledar Shella ka folur gjerësisht lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë nga sektori bankar, dhe konkretisht nga OTP Bank, ecurinë e kreditimit dhe ambicjet e grupit OTP në të ardhmen.
Shella tha se sitemi bankar në vend është i gatshëm të përballojë edhe skenarë më të këqinj.
“Jam i sigurt se bankat në Shqipëri janë në gjendje për të kaluar një skenar edhe më të keq se sa ky aktuali. Kjo situatë e gjeti sistemin bankat Shqiptar në një moment mjaft pozitiv pasi sistemi bankar ka likuiditete të mjaftueshme të larta, si në monedhën vendase ashtu edhe të huaj. Ka një mjaftueshmëri kapitali më të lartë se minimumi. Po ashtu edhe portofoli i kredisë është ndjeshëm më mirë se sa ka qenë disa vite më parë”- tha Z. Shella
Teksa ndalet tek shifrat per OTP Bank, Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, thotë se kreditimi nuk ka ndalur në asnjë moment, me qëllimin për ti shërbyer klientëve në ditë të mira por edhe të këqija.
“Në 9 muajt e parë të vitit portofoli i kredisë u rrit me 6.5% ndërkohë që portofoli i depozitave është rritur me 7.5%. Ne kemi fituar terren duke rritur pjesën tonë të tregut me 30 pikë dhe duke u konsideruar si banka e katërt më e madhe në vend.”- tha Z. Shella.
Objektivat e grupit OTP Bank janë të qarta: Aktivë në kredidhënie, zgjerim me degë të reja dhe investime në dixhitalizim.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!