Emisioni Pro Business në televisioni Klan plus i drejtuar nga
gazetarja Oljana Maloku është fokusuar këtë të hënë tek fushata e
nisur nga Shoqata Shqiptare e Bankave ; Ftillohu, evito cash, paguaj
me kartë!
Ne pjesën e parë të emisionit është Znj. Sonila Braçe, Përgjegjëse e
sektorit të kanaleve digjitale në OTP BANK Albania e cila shpjegon
ndryshimin e kartave të kreditit nga ato të debitit, mënyrën për tu
pajisur me to, mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ruajtjes nga
përdoruesit e padëshiruar nëpërmjet sistemit SDS.
Ndërsa në pjesën e dytë në studion e Pro Business ishte i ftuar Z.
Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të
Bankave. Z.Brumbulli foli për ecurinë e sitemit bankar në kohë
pandemie, rëndësinë e botës digjitale dhe mënyrat se si të tregojmë
kujdes për sigurinë e kartave.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
Intervistë me Znj. Sonila Braçe, Përgjegjëse e Sektorit të Kanaleve
Digjitale në OTP BANK Albania.
Intervistë me Z. Spiro Brumbulli Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës
Shqiptare të Bankave.