Pro Global Exports, një kompani farmaceutike me qendër në Angli ka sjellë për herë të parë në Shqipëri një pajisje elektronike e cila do të ekzaminojë zemrën me 6 analiza njëherësh. Ekzaminimi me anë të saj tregon moshën e arterieve, trashësinë e gjakut dhe çdo parregullsi të mundshme në sistemin kardiovaskular.

Së shpejti ky mjet elektronik pritet të jetë i pranishëm në klinikat private e publike të vendit.

Edvin Liço:Kjo makinë është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe nuk ka makinë tjetër që mund të krahasohet me këtë. Ka makina të ndryshme që bëjnë të njëjtat veprime, por jo të përmbledhura bashkë në një makineri që mund të japë një shpjegim kaq të detajuar, janë 6 analiza që nga zemra, sistemi neurologjik edhe sistemi i trupit të njeriut.”

Dr. Harry Elwardt: “Sëmundja e zemrës shpesh është quajtur vrasësi i heshtur pasi 50%  e rasteve të atakut kardiak çojnë në vdekje të menjëhershme, kjo makinë është e vetmja që gjurmon problemin që në fillim në vetëm 60 sekonda, ne në Amerikë e përdorim këtë [ara se pacientët të shkojnë të bëjnë analizat shumë të kushtueshme të zemrës.”

Pro global Exports në këtë paraqitje të saj në Tiranë ofron për tregun shqiptar edhe medikamente të cilat janë të efektshme për kujdesin ndqj sëmundjeve të zemrës, reumatizmin, sistemit imunitar apo mirërritjes së fëmijëve dhe trajtimit të duhur të të rriturve me vitamina e minerale. Duke vënë theksin në gjendjen e baraspeshës mes mjekësisë dhe të ushqyerit kjo kompani  ofron zi zgjidhje përdorimin e vitaminave dhe mineraleve për një jetë dhe kujdes shëndetësor sa më natyral./tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi

Operator: Petrit Xhaferri