Fronti Demokratik pro-rus në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin shqiptar, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga qeveria për shkak se ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare në Kushtetutë.

“Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët, sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Pas këtij kërcënimi, reagoi sërish zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, i cili theksoi se është kundër “aktiviteteve destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, që synojnë ta minojnë perspektivën evropiane të Malit të Zi”.

Tv Klan