Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mungesa emrash në lista, debate, mosmarrëveshje, si dhe kontradikta në qendrën e votimit numër 1750, e cila ndodhet në njësinë bashkiake nr.3 të kryeqytetit. Nënkryetari i këtij komisioni zgjedhor, përfaqësues i PD thotë:

“Sot ka shkuar votimi shumë keq, sepse janë hequr sidomos rreth 50 vetë deri tani, në këtë orë që po flasim, dmth. Që unë i njoh mirë që kam 10 vjet në këtë lagje, që kam qenë në qendër të votimit, kam qenë gjithmonë në komision dhe i shoh shumë mirë këto fytyra duhet të votonin këtu, u është privuar e drejta e lirisë, e drejta e votës”.

Ndërsa kryetari, përfaqësues i PS prononcohet kështu:

“Ka mjaft njerëz që nuk kanë emrat në listë dhe në listat jashtë dhe këtu nuk e gjejnë dot. Ne jemi ndeshur me këta dhe u kemi thënë që ne listat e votimit na kanë ardhur nga KQZ dhe nuk kemi absolutisht asgjë për veten tonë, si të tillë nuk kemi çfarë të bëjmë, presioni i tyre është na fusni në lista votimi, kjo nuk është kompetenca jonë”.

Megjithatë deri në orën 15, në këtë qendër votimi kishin votuar 250 votues nga 750 votues të regjistruar./tvklan.al