Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja:- Jemi në lagjen Spitall të Durrësit, në shkollën këtu pranë kësaj lagje janë 3 qendra votimi, ndërkohë që ka mjaft njerëz të cilët presin për të gjetur emrat e tyre në listat e votuesve. Disa prej tyre tregojnë, që kanë lëvizur në qendra të ndryshme dhe askund nuk gjenden të regjistruar, ndërkohë që komisionet zgjedhore tregojnë, se përqindja e atyre që kanë votuar është 30-35%.

Komisioneri 1:- “Deri tani që po flasim ka shkuar shumë në rregull, pa asnjë incident. Vetëm një gjë, që shumë persona që janë të lagjes tonë, nuk ekzistojnë në lista”.

Gazetarja:- Këto janë ndryshime të orëve ë fundit, këto lista zgjedhore, apo kanë qenë edhe më parë, por s’janë kontrolluar?

Komisioneri 1:- “Disa prej tyre kanë qenë edhe më parë, janë kontrolluar, janë çuar dhe nuk janë kthyer”.

Gazetarja:- Sa përqind e votuesve në listë kanë votuar deri tani këtu në qendrën që bëhet fjalë?

Komisioneri 1:- “Afërsisht tek 30%”.

Komisioneri 2:- “Procedura është e rregullt, vetëm shqetësimi ngelet ai që tha dhe kryetari, shumë banorë të lagjes nuk ndodhen në listat e votimit”./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj