Probleme me dëmtimet tek Interi. Mesfushori Nicolo Barella, u largua i lënduar në sfidën ndaj Lazios, ndërsa testet e fundit kanë zbuluar një shqetësim muskulor për futbollistin.

Situata e futbollistit do të monitorohet ditë pas dite, për të parë se kur mund të jetë i gatshëm për tu rikthyer.

Përveç ndeshjes së sotme në Kupë ndaj Udinese-s, e sigurt është mungesa edhe ndaj Como-s në kampionat. Në Itali raportohet se Barella është në dyshim edhe për sfidën e javës së ardhshme ndaj Cagliari-t në kampionat. /tvklan.al