Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Europianit të mërkurën e 19 qershorit, ndaj Kroacisë.

Të dyja kombëtaret vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para dhe do të kërkohet me çdo kusht fitorja.

Në prag të kësaj përballje, gjendja e kombëtares kroate, nuk duket shumë e mirë. Fantazisti Nikola Vlasic, ka mbyllur Europianin dhe është larguar nga grumbullimi.

26-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë.

Në njoftimin e Federatës Kroate, thuhet se Vlasic, do të jetë jashtë për disa javë, që do të thotë se e ka mbyllur Europianin.

Lojtari u shfaq i zhgënjyer, që nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar kombëtaren e tij në Europian.

Më vjen keq që nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën gjatë këtij Europiani për shkak të këtij lëndimi. Unë vërtet bëra gjithçka të isha gati, por nuk ia dola. Falënderoj trajnerin dhe stafin për që besuan tek unë. I uroj ekipit fat dhe jam i sigurt se do të arrijnë suksese në këtë Europian. Unë do jem tifozi më i madh juaji.”, u shpreh Vlasic para largimit nga grumbullimi.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë, do të luhet këtë të mërkurë, në orën 15:00, ndërsa transetmohet ekskluzivisht në Tv Klan./ tvklan.al