Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën ”Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy miqve, për shkak të një borxhi të marrë vitin e kaluar.

Alberti për shkak të një problemi kërkoi nga miku i tij Arbeni, një shumë parash dhe i premtoi se do ia kthente brenda një afati të shkurtër, por nuk ndodhi kështu.

Alberti tregoi në studio gjithashtu edhe një problem të madh në familjen e tij për shkak të parave.

Baxhanaku i tij, burri i motrës së gruas i thotë që djali i hallës është investitor ndërtues, prandaj i sugjeron që lekët që kishin mbledhur t’ia jepnin atij, ai të ndërtonte diçka dhe lekët do iu ktheheshin me interes. Kështu vepruan, por zotëria shumë kohë më vonë iu thotë se nuk ka para, por mund t’iu jepte apartamente.

Bëjnë një kontatë sipërmarrje dhe vendosin të marrin 3 apartamente. Kur do dorëzoheshin apartamentet, ai person sheh letrat dhe thotë se Alberti i ka dhënë dorëzuar 75 mijë euro. Por Alberti pretendon se duhet të marrë 138 mijë euro, për shkak se paratë do i ktheheshin me interes.

Albert: Problemi im ka filluar që në 2010. Në 2010 motra e gruas time i mbush mendjen gruas time, që të mbyllim lekë tek një çuni i hallës së burrit të saj. që bënte apartamente me interes.

Eni Çobani: Kush është ky personi që mori paratë?

Albert: Ky person është Albert Çuçyri, është baxhanaku im.

Eni Çobani: Ky djali i hallës që i mori?

Albert: Djali i hallës së baxhanakut tim.

Arben: Ore zotëri me thoje ti problemet mua, se ne pinim kafe gjithmonë bashkë dhe nuk t’i jepja.

Albert: O Beni unë thashë se do t’i bëja dhe do t’i jepja. Pse të marr lekë dhe të thoja që nuk do t’i jap?

Arben: Ore nuk t’i jepja unë lekët unë, të bësh llafe për lekët e tua. Ke të drejtë nuk është faji jot është faji im.

Eni Çobani: Djali i hallës kush është?

Albert: Djali i hallës është Arben Binjaku.

Eni Çobani: Ti i doje këto veprime?

Albert: Unë këmbëngula të jepnim gjysmat e lekëve.

Eni Çobani: Sa para iu kërkoi ai?

Albert: Sa kishim dhamë, nuk na kërkoi ai, dhamë sa kishim.

Eni Çobani: Lekët i ke dhënë me vullnet ti.

Arben: Lekët i ka dhënë me dëshirë ai, kurse mua m’i kërkoi, më fut edhe mua në kështu gjërash.

Albert: Po dëgjo njëherë problemin.

Arben: Vazhdo llafos ti, por ti e ke nga qejfi, ti ha kumbulla të tharta, mua më janë mpirë dhëmbët.

Albert: I thashë të japim gjysmat se nuk i dihet. Ajo thoshte jo se është motra ime, kam besim.

Arben: Ti jepte gjysmat ai, se do i merrte Arbenit lekë, gjeti budallanë ai për të marrë lekë.

Albert: I dha lekët baxhanakut tim.

Eni Çobani: Pse ia dhe?

Albert: Këmbëngulte ajo! I dha me interes. Kështu na tha ai, çoi me interes.

Arben: Do shlyente Arbenin me interesat.

Albert: O Berti pusho të flas unë pak tani. I thashë baxhanakut tim, rri thoshte se jam unë. Kaloi viti, siç thashë historia filloi në beharin e 2010, 2011,2012 erdhi 2013. Në 2013 vjen i zoti i pallatit dhe thotë nuk kam t’iu jap lekë, do iu jap hyrje.

Eni Çobani: Dolëm tek Arben Binjaku tani?

Albert: Po! Në për të mos humbur fare thamë, hajde të marrim hyrjet dhe të shpëtojmë diçka nga ato që dhamë.

Eni Çobani: Shumë mirë, ajo është një zgjidhje shumë e mirë. Ke bërë një kontratë ti?

Albert: Vajtëm bëmë një kontratë!

Eni Çobani: Se nuk i di ky zotëria. Ke bërë shumë gjëra ti.

Arben: Po unë po t’i dija gjithë këto muhabete, se ai të ngre nervat. Pse nuk më ke thënë mua ore zotëri këto muhabete. Luan ti me djersën dhe gjakun tim? Ke lekë me përqindje ti, hajde biznesmen ti.

Albert: Dëgjo si përfunduan lekët dhe ti jap unë lekët pastaj.

Arben: Mua zërin mos ma ngri, se ti je borxhli tek mua.

Eni Çobani: Do e thuash sa e ke shumën e parave?

Albert: Shuma është 138 mijë euro për 3 hyrje.

Eni Çobani: Nuk e di ti që nuk jepen paratë pa dokumenta?

Albert: Thashë dhe unë gjysmat të paktën, por ajo këmbëngulte të gjitha. Gruaja ime mund të kishte dhe plan sipas trurit të saj, që t’i çoj tek motra ime të gjitha dhe kur të shtohen t’i hedh në emrin tim. Ishte grua rrugaçe.

Ardit Gjebrea: Kush?

Albert: Gruaja ime! /tvklan.al