Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Strategjikët ende shtetëror Albtelecom dhe ARMO pritet të privatizohen përmes tenderit të hapur ndërkombëtar në mars të vitit të ardhshëm. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se deri në Mars pritet të mblidhen të gjitha ofertat për këto privatizime.

Albtelecom do t’i shitet një investitori strategjik dei në 76% të aksioneve kompania e telefonisë fikse do të shitet së bashku me licencën e tretë të telefonisë celulare Eagle Mobile. Brenda 1 Janarit të vitit 2005, Albtelecomit do t’i duhet Albtelecomit do t’i duhet të heqë dorë edhe nga ekskluziviteti i thirrjeve ndërkombëtare.

Sipas burimeve zyrtare, fitimi bruto i Albtelecomit është 1 miliard lekë për 6 mujorin e parë të vitit, ndërsa kompania e naftës ARMO pritet t’i shitet një investitori strategjik deri në 51% të aksioneve. Kapitali themeltar i kompanisë arrin 5.3 miliard lekë. ARMO mbulon rafinimin dhe shitjen e naftës bruto të prodhuar në vend dhe nënprodukteve të saj.

Procesi i privatizimit të strategjikëve pritet të mbyllet me shitjen e 60% të aksioneve të INSIG-ut./tvklan.al