Shkon për gjykim çështja ndaj 16 të pandehurve
Gjykata e Durrësit vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës se prokuriësë dhe të çojë për gjykim 16 nga 18 të akuzuarit për pasojat e termetit të 26 Nëntorit 2019.
Me kërkesë të mbrojtjes, gjykata pushoi çështjen ndaj ish-kreut të ALUIZNIT Durrës Arben Isaku, ndërsa ndryshoi akuzën ndaj Artur Terziut, pronar i lokalit Barons në pallatin që u shemb si pasojë e ndërhyrjeve në mure dhe kolona.
Prokuroria i akuzon se kundrejt shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së standarteve në ndërtim kanë çuar në vdekjen e disa personave.
Çështja u pushua edhe për pronarin e ish-hotel ”Tropikal” Avdulla Osmani i cili ka ndërruar jetë.
Tv Klan