Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Si të mposhtim problemet shpirtërore dhe psikike me anë të psikoterapisë dhe pikërisht për të shkruan në librin e tij të ri profesori doktor Ylli Pango. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale e përuroi librin në prani të figurave të njohura të medias, letrave dhe politikës.

Ajo që është për t’u theksuar është se një botim i këtij lloji vjen për herë të parë në duart e lexuesit vendas. Po si e hartoi psikoterapinë profesor Pango?

Ylli Pango: “Nga ‘96 që jam kthyer nga SHBA, kam pasur jo vetëm libra, leksione, pjesë të shkëputura, deri në copa letrash, po edhe përvojë të grumbulluar nga vëzhgimet klinike dhe nga pjesëmarrja në seancat psikoterapike. Gjithë ky material dmth. donte një kohë shumë të madhe dhe praktika e parë e tij ishte duke dhënë leksione vitit të IV, Psikoterapi që filluan në ’98, megjithatë e mendoja pak me tmerr ditën se kur do ulesha jo për t’i shkruar, por për t’i sistemuar gjithë këto materiale dhe rasti ka ardhur vetëm vjet, më është dashur një punë e jashtëzakonshme për t’i renditur, sistemuar, pasuruar dhe më në fund për të konkluduar me këtë ditë promovimi, që për mua është dita më e gëzuar, se ky libër që është rreth 900 faqe mbetet libri më i madh i jetës time”.

Libri u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga ankthi, stresi, fobitë, depresioni, apo alkolizmi./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini