Pas të shtënave me armë në qytetin sudez të Orebro ku mbetën të vrarë të paktën 11 persona, policia ka paralajmëruar publikun për përhapjen e dezinformatave në mediat sociale.
Motivi i autorit i cili dyshohet se ka vepruar i vetëm ende nuk është zbuluar, ndërsa aktualisht përjashtohen ato ideologjike.
Sipas kanalit televiziv suedez TV4, autori, një 35-vjeçar, nuk kishte patur precedent të mëparshëm penal. Autori u gjet i pajetë kur policia hyri në shkollën për të rritur.
Nga ato që raportojnë mediat suedeze, mësohet se ai ishte larguar nga familja e tij dhe sipas një të afërmi të tij kishte probleme me shëndetin mendor.
Pranë shkollës në rrugën Haga janë vendosur qirinj dhe lule. Flamujt në ndërtesat zyrtare në Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit, si dhe në parlamentin suedez u ulën në gjysmështizë në shenjë respekti dhe zie.
Qendra arsimore ku ndodhi ngjarja ndihmon personat mbi 20 vjeç. Ajo ofron mësime të arsimit fillor dhe të mesëm për emigrantët e huaj dhe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Klan News