Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Ferdinand Xhaferri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për të shprehur programin e tij elektoral.
Përsa i përket largimit të tij nga posti i Ministrit të Kulturës për të kandiduar për Bashkinë e Durrësit, Xhaferri u shpreh: “Duhen parë gjërat në mënyrë organike dhe këtu fillon e gjithë filozofia e hartimit të programit tim. Ishte një përqasje e trefishtë, opinioni i qytetarëve durrsakë, opinion i lidershipit politik dhe përgjegjësi e imja qytetare për t’ju përgjigjur pozitivisht këtij besimi. Unë quhem investim i atij qyteti dhe besoj se bashkë me qytetarët durrsakë në 4 vitet që vijnë do të arrijmë t’i japim atij qyteti atë që i takon”./tvklan.al