Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Lezha dhe Kamenica, një qytet shqiptar dhe një kosovar janë përzgjedhur nga fondacioni evropian i trajnimeve dhe qeveria italiane, për t’u bërë pjesë e projektit Leda, i cili parashikon stimulimin ekonomik dhe reduktimin e papunësisë në këto dy qytete.

Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, u zhvillua një workshop, ku morën pjesë dhe krerët lokalë të dy qyteteve të përzgjedhura. Projekti Leda përpiqet të përmirësojë njohuritë e bashkive për përbërësit e procesit të planifikimit strategjik, duke përfshirë dhe identifikimin e projekteve në sektorët privatë.

Objektivat e tjerë të këtij projekti, i pari i këtij lloji në vendin tonë, janë përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës fizike, si dhe zhvillimi i kapaciteteve të administratës lokale, për të menaxhuar proceset e zhvillimit lokal./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka