Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ulje të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe konsumatorët. Ky është projekti më i ri i drejtorit të KESH-it, pas përmirësimit të financave të kompanisë gjatë dy viteve të fundit.

Andis Harasani: “Do ketë një rritje të moderuar ose mund të ketë ulje për kategori të caktuara, kjo ëhstë diçka që mund të vendosi ERE. Ajo që ne synojmë është që kjo punë e mirë e korporatës të spostohet në ndihmë të konsumatorit. Më konkretisht do të thotë që ne do të shikojmë mundësinë që të ndjekim nismën e qeverisë, që të jemi më pranë industrisë dhe turizmit, ndërsa për konsumatorët familjarë disi më të kujdesshëm”.

Sipas Harasanit, KESH-i mund të përballojë një ulje të çmimit për bizneset. Projekti i KESH-it synon unifikim të çmimit për konsumatorët familjarë dhe energji me çmim më të lirë për industritë gjatë orëve të natës. Strategjia qeveritare e energjisë elektrike, parashikon në fakt rritje graduale të çmimit të energjisë deri në vitin 2015. KESH-i do t’i dërgojë ERE-s propozimet e detajuara në fund të këtij muaji./tvklan.al