Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Projekti përfundimtar për ndarjen e re të zonave elektorale është depozituar në zyrat e parlamentit. Të hënën pasdite, ky projekt, do të miratohet nga deputetët, për t’i hapur rrugë dekretimit nga Presidenti Mejdani të datës së zgjedhjeve parlamentare, të parashikuara jo më vonë se 24 Qershori. Projekti parashikon ndarjen e territorit të vendit në 100 zona elektorale, me nga 23 mijë e 397 zgjedhës.
Në projektin e rishikuar, komisioni kombëtar i ndarjes së zonave elektorale, ka respektuar këtë numër mesatar zgjedhësish. Iniciativa ligjvënëse në mbrojtje të këtij projekti është marrë nga 15 deputet të mazhorancës. Në seancën e sotme plenare, parlamenti ka diskutuar projektligjet për transferimin e pronave shtetërore në pushtetin lokal./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame