Lajme Arkiva 2003
Në Vlorë më shpejt dhe më ca më shumë para kjo do të arrihet pas shkurtimit që do ti bëhet rrugës nga Peza për në Rrogozhinë, segment i cili është marrë me koncesion nga një kompani e huaj. Më shumë para sepse do të jetë rrugë me pagesë. Në botë njihen si “toll roads”, kjo shënon rastin e parë në transportin rrugor shqiptar të dhënies me koncesion të një vepre ndërtimi. Segmenti që pritet të ndërtohet është 55 kilometra dhe kap vlerën e gati 150 milionë dollarëve. Rruga që do të përshkohet nis nga
“Nga Thumana, në këtë linjë që u aprovua në atë kohë që kalon afër aerodromit të Rinasit dhe që sigurisht do të vlejë edhe për këtë aerodrom, te ura e Limuthit ku bëhet një nyje e plotë për akordimin e dy ligamenteve Tiranë-Durrës dhe këtij aksi që po flasim në afërsi të urës së Beshirit te degëzimi i Pezës dhe pasi kalon formacionet kodrinore ku intersekton edhe një tunel rreth 1 Kilometër del në afërsi të Rrogozhinës”.
Koncesioni presupozon bashkimin e kapitaleve të biznesit privat për marrje me koncesion pasi kjo mënyrë rrit të ardhurat e tyre në një kohë më të shkurtër se bankat. Studimi i aksit veri jug është i 15 viteve më parë, por që pak ditë më parë arriti të marrë miratimin nga qeveria, e cila tashmë ka ngarkuar ministrin e transporteve të nisë negociatat me firmën. Është zgjedhur segmenti në qendër të Shqipërisë i cili përfshin kursin më të lartë të trafikut, shkurton distancat dhe krijon lehtësi në transportin rrugor.
“Përveç pjesës nga Thumana deri në Pezë, pjesa nga Peza deri në Rrogozhinë është jashtëzakonisht atraktive sepse shkurton distancat e transportit të Tiranës dhe të gjithë veriut të Shqipërisë në jugun e Shqipërisë mbi 25 Kilometra. Zakonisht koncesioni në rrugë ka tendenca që të shkojë nga 20 deri në 30 vjet. 25 vjet është normale është një interval kohor i mjaftueshëm, i vlefshëm dhe i leverdishëm për të dy palët”.
Specialistët mendojnë se është një taksë e leverdishme, kursen kohë, karburant dhe amortizimin e automejtetit.
“Është shumë shpejtë që të përcaktojmë shifrat, por afërsisht 1 dollarë në 25 kilometra në rastet e rrugëve me koncesion është normale. Unë jam optimist që për një interval kohor për gjashtë muaj maksimumi mund të filloj ndërtimi i kësaj vepre shumë të rëndësishme”.
Marrja me koncesion për 25 vjet do të thotë shfrytëzim dhe mirëmbajtje nga vetë firma ndërtuese dhe pas këtyre viteve kjo do të mbetet pronë e shtetit./tvklan.al