Lajme Arkiva 2003

Prokuroria është e pakënaqur nga shuma e parave që parashikon buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Kjo shumë madje është më e vogël se vitin e kaluar, ndonëse është miratuar rritja e pagave të prokurorëve si dhe ngritja e gjykatës së krimeve të rënda në fillim të Janarit.

Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku e paraqiti këtë shqetësim gjatë mbledhjes së komisionit të ligjeve. Buxheti për Prokurorinë është 938 milionë lekë të reja ose rreth 600 milionë lekë më pak se ai i vitit të kaluar.

Kryeprokurori sollaku tha gjatë diskutimit se më këtë buxhet nuk und të përballohen projektet për funksionimin e Gjykatës së krimeve të rënda dhe as ai i ngritjes së strukturave për luftën kundër krimit të organizuar.

Theodhori Sollaku: Kërkesat për rritje dhe detyrimi ynë në luftën kundër krimit, nuk mund të konkretizohen me shumën e fondeve që juve ju është sjell për miratim. Pasi siç mund ta konstatoni nevojat e prokurorisë janë shumë më të larta. Aktualisht zyrat e prokurorisë në zbatim të letër rogatoreve me jashtë, presi për tu përkthyer dhjetëra dosje dhe më shumë pritet që të vijnë gjatë këtij viti, por pa para ato nuk mund të evadohen. Ligji  ka parashikuar që gjykata dhe prokuroria e krimeve të rënda të fillojë nga puna në 1 Janar, pra pas pak ditësh, që në vlerësimin tim është krejtësisht e pamundur, prandaj ju kërkoj të shtyni datën e fillimit të punës të këtyre strukturave deri në datën e krijimit të kushteve minimale. Në mbledhjen e qeverisë për miratimin buxhetit, kryeministri, megjithëse kishte shumë kërkesa për fonde buxhetore, i kërkoi Ministrit të Financave të reflektonte vetëm në lidhje me kërkesat e Prokurorisë, por fatkeqësisht nuk shikoj ndonjë reflektim në projektin që ju është paraqitur.

Ministria e Financave do të rishikoj edhe njëherë buxhetin për prokurorinë, pas akuzave që u paraqitën sot nga kreu i akuzës. Komisioni i ligjeve po në këtë mbledhje miratoi projektbuxheti  për Ministrinë e Drejtësisë që është 2.8 miliardë Lekë./tvklan.al