Lajme Arkiva 2003

Në organin e akuzës kërkesën e Berishës për tu marrë Prokurori i Përgjithshëm me dosje që përgatit pjesa e komisionerëve të djathtë në komisionin kuvendor anti-Rama nuk e shikojnë të bazuar në kompetenca ligjore për Prokurorinë.

Sali Berisha: Zoti kryetar i grupit parlamentar sipas ligjit i dorëzoi direkt Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kështu e përcakton ligji.

Në bazë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni, Prokuroria e Përgjithshme ushtron  ndjekje penale vetëm kur nën hetim është Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetë apo gjyqtarë të Kushteueses apo Gjykatës së Lartë, ndërsa kallëzimet penale për një kryetar bashkie trajtohen nga Prokuroria e Rrethit.

Edhe ligji për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të kuvendit nuk  e përmbush kërkesën e Berishës pasi vetëm raporti i miratuar në Kuvend, mund t’i dërgohet Prokurorit të Përgjithshëm, kur përmban të dhëna për ekzistencën e veprës penale.

Nëse raporti i komisionerëve të djathtë mbërri në zyrën e Sollakut ky i fundit nuk do të merret me shqyrtimin e dosjeve. Ato mund të delegohen me postë drejt Prokurorisë së Tiranës./tvklan.al