Lajme Arkiva 2003

Prokuroria e Tiranës do të hetojë në lidhje me ampulat e prodhuara në ndërmarrjen Prodental Farma dhe kjo pas denoncimit të bërë nga drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare. Ampulat që në ambalazh kishin një datë kadence të ndryshme nga data e etiketës, tashmë do të eksportohen nëpërmjet laboratorit të kriminalistikës.

Për këtë një grup prokurorësh kanë shkuar vetë pranë kësaj ndërmarrje farmaceutike ku kanë marrë edhe kampionët e ilaçeve të dyshuara. Nëse medikamenti rezulton i skaduar dhe i dëmshëm për pacientin atëherë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se mund të ngrihet ndonjë akuzë ndaj personave përgjegjës për përdorimin te pacientët.

Ndërkohë një ditë pas publikimit të këtij fakti nga drejtoria spitalore pronari i ndërmarrjes deklaroi se medikamenti është brenda datës së skadencës ndërsa data e stampuar ne ambalazh nuk ka të bëjë me datën e skadencës së ilaçit. Kjo u verifikua edhe nga analizat e para laboratorike, por tashmë gjithçka do të zbardhet zyrtarisht nëpërmjet hetimit të organit të akuzës./tvklan.al