Për populizimin në retorikën e debatit dhe stilin ekstravagant të të bërit politikë ku shfaqjet janë gjithnjë të pranishme, Edi Rama ka bërë jo pak njerëz për vete që e konfirmuan atë disa herë radhazi në pushtet si kryetar bashkie.
Pikërisht rasti i politikanit Rama është në qendër të studimit me titull “Edi Rama, politikani populist-star” i gazetares Belina Budini. Që u promovua në universitetin Europian të Tiranës në prani të gazetarëve të njohur, pedagogëve e studentëve.
Belina Budini: “Dukuria që kam trajtuar është prodhimi i një politikani nga mediat dhe nëpërmjet mediave. Linja kryesore e kërkimit rreth këtij fenomeni përvijon pikërisht ngritjen dhe konsolidimin e figurës së Edi Ramës si politikan, duke qenë në radhë të parë një star mediatik. Vetëm një analizë politike do të ishte krejt e pa mjaftueshme për të kuptuar dukurinë e politikanit pop star. Rast i cili tregon se spektakli politik ka depërtuar dhe ka transformuar njëherë e përgjithmonë mënyrën e të bërit politikë edhe në Shqipëri.”
Studimi me parathënie të Artan Fugës ka një titull gjithaq të pazgjidhshëm edhe me moton e vetë Ramës, “Jam një pop star mes kryetar bashkish dhe një kryetar mes pop starësh./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani