Një garë me kajak në lumin Drin. Lezha shfrytëzoi një ditë qershori për të argëtuar pjesëmarrësit dhe qytetarët që e ndoqën si spektator këtë sport ujor. Një mënyrë për të promovuar edhe turizmin e këtij qyteti.
Garuesit edhe pse nuk ishin profesionistë u përpoqën të jepnim më të mirën, pa harruar të shijojnë këtë përvojë.
“Nuk e kisha provuar më parë pjesën e garës, ishte emocion shumë i madh. Ishte shumë argëtuese dhe ishte një sport i ri”.
Kjo garë e organizuar nga bashkia e qytetit mund të kthehet edhe në një traditë me qëllimin për ta bërë lumin Drin sa më tërheqës për qytetarët dhe turistët.
Tv Klan