Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pronarët e kioskave në Parkun Rinia e atyre pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Partisë Demokratike kanë protestuar sot ndaj urdhërit për prishjen e tyre Paralajmërimi i Policisë Ndërtimore ka mbrritur dje në çdo kioskë dhe parashikon 29 Qershorin afatin e fundit të prishjes së këtyre kioskave.

Ndërkohë sot pasdite pronarët kanë mbyllur lokalet duke dhënë kështu shenjën e parë të kundërshtimit. Një nga pronarët e lokaleve të Parkut Rinia në emër të përfaqësisë të ngritur nga vetë ata shprehet.

Një pronar lokali:- “Kërkojmë të anullohet ky vendim i qeverisë edhe njëkohësisht kërkojmë që të pezullohet kjo derisa në të na jepet një rrugzgjidhje nga qeveria. Për arsye se ne hidhemi në rrugë, njëkohësisht kemi bërë dhe gjithë këto shpnzime. Nesër kemi parashikuar që me një përfaqësi nga të gjithë pronarët këtu do të takohen me përfaqësuesit e qeverisë për të biseduar”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego