Te gjithë personat qe kane kryer tashme pagesën e legalizimit kane te paktën 3 muaj afat për te aplikuar pranë Aluiznit për rimbursimin ne leke kundrejt dorëzimit te bonove te privatizimit.

Ligji i kaluar këtë fillim muaji nga parlamenti i Shqipërisë, pritet te hyje ne fuqi brenda pak ditësh dhe menjëherë te filloje nga zbatimi.

Ndërkohë qe personat qe nuk kane kryer ende pagesën e legalizimit për ndërtimet pa leje nuk kushtëzohen ne kohe për te paguar me letra me vlere.

Jeta Velaj: “Pjesa e subjekteve që nuk kanë bërë pagesa kanë kohë që nga hyrja në fuqi e ligjit deri në përfundim të procesit të legalizimit për të bërë kërkesat e tyre për të paguar një pjesë të parcelës ndërtimore me bono privatizimi, ndërkohë që personat të cilët kanë bërë pagesa të mëparshme për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore kanë të drejtë që brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të depozitojnë pranë drejtorisë qendrore një kërkesë për rimbursimin e një pjese të këtyre pagesave që kanë bërë”.

Sipas ligjit te ri për aktivizimin e bonove te privatizimit edhe gjate legalizimit te ndërtimeve pa leje, për sipërfaqe deri 500 metra katrore do te mund te paguhet me letra me vlere 70% e detyrimit ndaj Agjencisë se Legalizimit.

Jeta Velaj: “Për sipërfaqet deri në 500 metra brenda zonave informale subjektet kanë të drejtë të paguajnë deri 70% të vlerës së parcelës ndërtimore me bono privatizimi, ndërsa për pjesën e sipërfaqes mbi 500 metra nuk kanë të drejtë të paguajnë me bono privatizimi, ndërkohë që për objektet që ndodhen brenda vijës kufizuese të ndërtimit të qyteteve personat kanë të drejtë të paguajnë me 70% të vlerës me bono privatizimi deri në 300 metra, kurse mbi 300 metra me bono privatizimi mund të paguajnë vetëm 50% të vlerës së parcelës ndërtimore”.

Për te përballuar fluksin e ri te punës, ne te gjitha drejtoritë rajonale te ALUIZNI-t po ngrihen zyra te veçanta qe do te trajtojnë aplikimet për pagesat nëpërmjet bonove te privatizimit./tvklan.al