Tre persona janë arrestuar ndërsa 9 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë pasi policia e Tiranës ka evidentuar 12 ndërtime pa leje në kryeqytet.

Sipas një njoftimi zyrtar, janë arrestuar 32-vjeçari Gavrosh Hysenshaj,  30-vjeçari Arian Hoxha, dhe 43-vjeçari Fatmir Dini, pasi u zunë teksa kryenin punime pa leje në pronat e tyre.

Ndërkohë, nëntë shtetas të tjerë të moshave nga 33 në 60 vjeç po procedohen në gjendje të lirë./tvklan.al