Dua Lipa i ka zbuluar “Vogue” çfarë mban në çantën e saj Hermes Birkin. Ndërsa rrëmon në të, ajo nxjerr prej saj gjithfarë sendesh, salcë pikante, ditarin, një rosak, erëza, libra, laptopin dhe disa fletore shënimesh.
Këngëtarja me origjinë shqiptare zbulon se është e apasionuar pas gjuhëve të huaja dhe aktualisht po mëson spanjisht. Ndërkohë, ajo ka marrë edhe mësime frëngjishteje e ndoshta në të ardhmen mund të jetë italishtja.
“Por flas shqip rrjedhshëm”, thotë Dua e më pas ia demonstron revistës prestigjioze gjuhën tonë.
“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa dhe kjo është çfarë kemi në çantë sot”, përmbyll ajo me një buzëqeshje.
Epo Dua, di gjithnjë si të na bësh krenarë!/tvklan.al