Një 45 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ”, njofton Policia për rastin.
/tvklan.al