Gazetarja: Me kë po flet zotri?

“Me një mikun tim”.

Gazetarja: Po çështë kjo mënyrë, kur ka dalë kjo?

“Kjo ka dalë tani kur u rrit çmimi i telefonave, se nuk e paguajmë dot vetëm me një pension”.
Gazetarja: Dhe tani çfarë do bëni?

“Tani kemi lidhur spangon në vënd të telefonit”.

Kjo është mënyra më e re e improvizuar e komunikimit lokal, pas peticionit dhe firmave të mbledhura nga zyra për mbrojtjen e qytetarëve për shkeljet e Albtelecom-it, lëvizja “Mjaft” ndërmori këtë llojë proteste që nisi nga Albtelecom deri në kryeministri, duke trreguar se lajmi i rritjes së çmimit të tarifave shkon më shpejt kështu.

Rrjeti kabllorë që është shtrirë nga “Mjaft” përbëhet nga gota plastike të lidhura me spango, ky është dhe operatori i ri për bisedat lokale, po kështu dhe lajmërimet me flamur.

Erion Veliaj: “Sot inaguruam kompaninë më të re të telekomunikimeve në Shqipëri, quhet spangofoni, besojmë që do ti bëjmë rivalitet të vetmit monopol, Albtelecom-it, ka pasur monopolin deri tani, dimë që praktikat monopoliste janë të rrezikshme dhe kur shteti është i vetmi monopol i bie që ne qytetarët të krijojmë një kompani alternative, këtë të spangos per t’ju përgjigjur. Kjo ishte pjesa sarkastike, pjesa më e rëndësishme dhe mesazhi që duhet të jepet, ERT është një institucion i zgjedhur nga parlamenti, indirekt është zgjedhur nga ju dhe unë, nga qytetarët e Shqipërisë dhe si i tillë duhet të mbrojë dhe të rregullojë si i vetmi institucion rregullator, praktikat e Albtelecom-it”.
Me këtë metodë primitive është kërkuar ti thuhet mjaft abuzimit të institucioneve përgjegjëse për vendimin arbitrar në kurriz të abonentëve./tvklan.al