Opozita do të protestojë të hënën më 23 Dhjetor, duke bllokuar disa rrugë të kryeqytetit.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, ka mësuar se akset që do të bllokohen do të jenë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rrethrrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Willson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se protesta e 23 Dhjetorit do të bllokojë Tiranën.

Kryedemokrati e konsideron si “mosbindjen civile më të fuqishme që ka parë Tirana ndonjëherë”.

/tvklan.al