Policia e Shtetit ka njoftuar publikisht rrugët që do të bllokohen për shakak të protestës së thirrur nga opozita që do të zhvillohet nesër në orën 18:00. Uniformat blu bëjnë me dije se nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Sqaron se masa shtesë do merren në varësi të lëvizjes së turmës duke qenë se opozita nuk e ka bërë publik skenarin që do të ndiqet për protestën e të hënës.
Do të ketë kufizme të qarkullimit të automjeteve në akse rrugore:
Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet
Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
Kryqëzimi i Librit Universitar
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
Kryqëzimi i urës së Tajvanit
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.
Uniformat blu u bëjnë thirrje qytetarëve që rreth orës 18:00 e deri në përfundimin e protestës, të shmangin qarkullimin në këto rrugë dhe të zgjedhin akse alternative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në protestë, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike e jetën, si dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve. Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.
Klan News