Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi 4 protestuesit e arrestuar për protestën para Bashkisë së Tiranës ditën e premte.
Dy 18-vjeçarë akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike, ndërsa dy të tjerë për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.
Atyre ju ndalua nga gjykata edhe pjesëmarrja në protesta, tubime apo vende ku ka grumbullime njerëzish.
Protesta e të premtes nga opozita para Bashkisë së Tiranës u përshkallëzua në përdorimin e dhunës dhe hedhje të lëndëve piroteknike.
/tvklan.al