Banorët e 5 fshatrave të Komunës Ulëz të rrethit të Matit kanë protestuar duke kërkuar kompensim ose njohje të pronësisë për tokat e tyre mbi të cilat ëshët ngritur hidrocentrali i Ulzës. Ata kanë kërkuar zbatim nga qeveria të vendimit të parlamentit për kompensimin e tokave që u janë përmbytur. Ndryshe shteti nuk duhet të fillojë procedurat për privatizimin e hidrocentraleve pa u njohur të drejtën e pronësisë pronarëve, janë shprehur protestuesit.
“Këtu jemi mbledhur për t’i treguar qeverisë edhe për t’i kërkuar qeverisë ato që na takon.”
Gjithashtu protestuesit kanë kërkuar edhe kompensim për kohën e shfrytëzimit të tokave duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës. /tvklan.al