Lajme Arkiva 2003

Nga shumë zhurmë, në qetësi dhe çlodhje, stafi i Edi Ramës ka festuar gjatë gjithë natës në ritëm dhe muzikë, por edhe ka qëndruar pranë ekranit në pritje të rezultateve më të fundit.

Çadra e ngritur për vullnetarë është ndezur në mbrëmje dhe pritet të ndodhi e njëjta gjë është një ditë më pas. Paraditja është pjesë qetësie.

Qytetari: Kemi bërë qejf, morëm rezultatin e Edi Ramës.

Gazetarja: Sa keni qëndruar këtu?

Qytetari: Unë kam qëndruar këtu deri në orën 1.

Qytetarja: Cili është roli juaj këtu? Ju nuk jeni në moshë me këta djem.

Qytetarja: Ndonëse jam e madhe,  por duke qenë pranë këtyre të rinjve gjithmonë ndihem shumë e re. Kam dje edhe sot, 24 orë pa vajtur në shtëpi fare.

Qytetarja: Kërcyem ndejtëm këtu me çunat me gocat.

Qytetarja: Deri kur?

Qytetarja: Unë nuk ka shkuar akoma në shtëpi dhe shumica këtu nuk kanë shkuar akoma në shtëpi.

Qytetarja: Nuk përbën problem kjo në familjen tuaj?

Qytetarja: Jo, jo. Asnjë problem.

Ndërsa edhe shtabi elektorale i kandidatit Ngjela thotë se ka festuar dhe është argëtuar në 45 ditët e fushatës, shtabi i tij është ngritur në një nga ambientet e Partisë Demokratike. Të rinjtë që kanë ndjekur avokati nëpër aktivitete edhe sot gjenden në pritje të asaj që ëndërrojnë.

Qytetari: Nuk mund të them se kemi dhënë ndonjë kontribut në fushatë, por ama anën vizive të fushatës them se e kemi realizuar me sukses. Mbrëmë kemi ndejtur gjithë natën duke pritur me entuziazëm rezultatet e fitores sonë shpresoj që fitorja të jetë ashtu siç është deklaruar.

Qytetarja: Kemi 45 ditë që kemi kaluar në çdo pjesë të qytetit dhe dje kemi festuar fitoren tonë kemi ndejtur deri në mëngjes duke pritur rezultatin.

Kjo është gjendja një ditë pas zgjedhjeve në dy pikat që nuk pushuan së punuari për përkrahësit e tyre. Po kështu pas një muaji do të qetësohen edhe muret e kryeqytetit që bënin thirrje anë e këndë për ndryshimin që do të sillnin kandidatët.

Disa do të mbijetojnë edhe ca, falë lartësisë së vendosjes, por shumicës së tyre u ka dalë boja pa mbaruar fushata.

Posterat janë keqtrajtuar nga kundërshtarët por edhe pasi kandidati ka keqpërdorur ambientin apo fasadat kryesore. Ndryshimi nis nga këtu. Nxihet pamja e kryeqytetit dhe muret flasin si ata, kandidatë./tvklan.al