Elisa Spiropali: “Zoti kryeministër, unë dua të di si mund të bëhen edhet të rejat e të rinjtë e familjeve të zakonshme shqiptare po aq të pasur sa familja juaj? Pse zoti Berisha qysh se keni ardhur në pushtet, familja juaj shumëfishon pasurinë, ndërsa për familjet tona shumëfishohen shqetësimet dhe hallet? Ju zoti kryeministër duhet të përgjigjeni sepse mund të keni vjedhur aq vota sa ju duhen për të qëndruar në karrige dhe për të vjedhur edhe për ca kohë shqiptarët. Por s’mund të vidhni kurrë të drejtën tonë për t’ju kërkuar llogari publikisht për zullumet tuaja çdo ditë e më të mëdha”.
Erla Mhilli: “Edi Rama, kryetarit pa mandat i PS-së që i dha 30 leje ndërtimi Delijorgjit e që po ndërton qytezën me të, që 70% të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelit dhe Eftimit, që zotëron përqindjet e tij në kullat e Fidelit dhe në ato që po ndërton dashi i tij, vazhdojë sërish sot me sulmet e radhës ndaj familjes së kryeministrit. Kryetari i mandat humbur i PS-së që ka shkatërruar me radhë njërën pas tjetrës 4 familjet të vetat madje duke u shfaqur edhe në publik me sjellje të dhunshme dhe shtazarake, u shërbye sot sërish me kontingjentin e tij të 0,99-shave që ka ndërtuar vilat me parët ë vjedhura nga organizata e Mjaftit, e që më pas zhdukën edhe kompjuterin për të fshehur gjurmët. Me sulmet e përditshme familjare ndaj kryeministrit, Edi Rama, për të cilin vlera familjare nuk ekzistojnë. Përpiqet të maskojë fshehjen e pasurisë së vjedhur që ai bën me 2K-t, me Edilët, me Shkrelat, me Eftimet, me Fidelët, me Besnikët dhe Dashët e tij”./tvklan.al