Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Partia Socialiste dhe Partia Social Demokrate, organizuan sot një seminar në kuadrin e fazës përmbyllëse të takimit të të majtëve europian. Drejtuesit e kësaj tryeze, Nano dhe Gjinushi, kanë vlerësuar iniciativën pionere të afrimit të shoqërisë civile në partitë që ata drejtojnë.
Ky takim përcolli edhe pyetjen se kur do të marrë fund ky tranzicion i tej zgjatur në Shqipëri, ashtu siç përcolli dhe përgjigjen e zotit Nano, se angazhimi i vetëm i socialistëve është të mbyllin tranzicionin. Kryetari i socialistëve ka kërkuar sot debat të hapur me analistë të pavarur të shtypit, të cilët mendojnë dhe shkruajnë ndryshe nga ai./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari