Nikolla mbledh krerët e grupeve parlamentare

Është arritur marrëveshja mes dy forcave më të mëdha politike në vend për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Po ashtu siç mësohet nga gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, këtë të Premte kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka zhvilluar takim me 4 krerët e grupeve parlamentare.

Në fokus të diskutimeve të tyre përpos komisioneve, ka qenë edhe normalizimi i seancave parlamentare, duke qenë se zhurma e përplasjet kanë qenë të pranishme në Kuvend muajt e fundit.

Mësohet po ashtu se ka pasur një takim “kokë më kokë” mes Gazment Bardhit e Bledi Çuçit. Nuk dihet ende cilët nga 8 komisionet hetimore do të pranohen nga ana e mazhorancës, megjithatë nëse ka dakordësi dhe opozita mbetet e kënaqur, duket se do të marrë rrugë dhënia fund e aksionit të tyre në Parlament./tvklan.al