Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Socialiste ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar dialogun e nisur me partitë e opozitës, për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Megjithatë sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Luan Rama, nuk ka dhënë detaje konkrete për tryezën e radhës.

Luan Rama:- “Jam këtu për të konfirmuar që tryeza nuk ka dështuar, që ne po vazhdojmë konsultimet me të gjithë aleatët tanë politikë, por dhe me partitë e tjera në funksion të përgatitjes së propozimeve, ku gjejnë vend të gjitha propozimet dhe shqetësimet e partive politike, të interesuara për zgjedhjet. Tryeza nuk mund të quhet e dështuar, nëse në një tryezë të radhës, nuk miratohen të gjitha propozimet, që bëhen nga një ose grup përfaqësuesish politik në tryezën në fjalë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame