Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Socialiste ka paraqitur ftesën e re drejtuar Partisë Demokratike, për të zhvilluar një tjetër pozitë-opozitë më 28 Shkurt. Sekretari socialist për marrëdhëniet me publikun Luan Rama tha, se mazhoranca dhe opozita duhet të përfaqësohen në këtë tryezë nga tre përfaqësues. Ndërsa përsa i përket nivelit të përfaqësimit, Rama tha, se partitë e pozitës dhe opozitës, duhet të përfaqësohen nga sekretarët e përgjithshëm.

Luan Rama:- “Ne jemi të hapur që takimi të zhvillohet qoftë në selinë e PS, qoftë në selinë e PD, pa asnjë paragjykim, duke respektuar sistemin e rotacionit, ose nëse do ta preferonte opozita, takimi të mund të zhvillohej dhe në selinë e kryesisë së kuvendit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame