Besnik Bare: “Festa e ndryshimit fillon sot pasdite në orën 19 fushën e sportit të “Qytetit Studenti”. Aty ku 18 vjet më parë nisi ëndrra e çdo shqiptari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. PS fton të gjithë qytetarët e Tiranës, ashtu si 18 vite më parë të jenë bashkë në Qytetin Studenti, aty ku mori jetë vullneti ynë për të pasur një vend ndryshe, të ngjashëm me vendet e tjera të BE-së, që sot pas 18 vitesh ende nuk e kemi. Të jemi sot të gjithë bashkë në “Qytetin Studenti” në orën 19 për të çliruar nga duart e politikës së vjetër ëndrrën tonë të përbashkët. Duke qenë sot bashkë me PS, me politikën e re për ndryshim dhe Edi Ramën do bëjmë të mundura gjëra që sot duken padrejtësisht të pamundura. Ftojmë qytetarët e Tiranës të jenë sot pasdite në orën 19 në “Qytetin Studenti” për t’i dhënë shpresë të gjithë Shqipërisë se ndryshimi që presim prej 18 vitesh e nuk e shohim të realizuar do të nisë së shpejti. Vetëm 32 ditë na ndajnë nga ky ndryshim i madh, ejani të jeni dëshmitarë të tij.”/tvklan.al