Hapja e kutive, kusht i vendosur nga kryetari i opozitës për tryezën e presidentit nga analistët e politikës shihet si një arsye më shumë që kjo tryezë të përfundojë pa asnjë zgjidhje konkrete.
Për publicistin njëherësh botuesin Frok Çupi, zgjidhja e vetme e ngërçit parlamentar është që deputetët socialist të merrnin vetë iniciativën për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues.
Frok Çupi: “Një kërkesë që nuk ka përmbajtje ligjore, nuk mund të zgjidhet nga ligji. Besoj se zgjidhja ndodhet në PS, është një artificë shumë i thjeshtë, është një gjë që deputetët e PS-së ata që janë zgjedhur do të kenë një përgjegjësi minimale, politike dhe popullore dhe të shkojnë në Parlament. Shumica e deputetëve duhet të paraqiten në Kuvend, të plotësojnë Kuvendin , të plotësojnë parimin se opozita ndodhet në Parlament.”
Çupi jep dhe disa opsione të cilat edhe pse të dështuara mund të parashtrohen nga kryesocialisti në tryezën e të shtunës të thirrur nga presidenti i republikës.
Frok Çupi: “Në qoftë se abstragojmë prej ligjit, mund të ketë një zgjidhje artificiale, siç është artificiale vetë kriza. Do të thotë që të shtrohen mbi tavolinë disa dhurata për opozitën, domethënë të jepen disa shpërblime, shpërblimet atëherë janë jashtë kushtetuese.”
Mungesa e demokracisë dhe fryma diktatoriale që po ushtron nga Rama në selinë rozë po e çojnë këtë forcë politike në degradim./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka